Elemente të simbolikës së gjallesave në arkitekturën kristiane të Kishës së Shën Nikollës në Manastirin e Mesopotamit

Optime(2021)

引用 1|浏览1
暂无评分
摘要
Qëllimi i këtij artikulli është që të përshkruajë dhe analizojë përdorimin e simbolikës së gjallesave në arkitekturën kristiane të Kishës së Shën Nikollës në Manastirin e Mesopotamit, i cili përfaqëson një ndër monumentet më të spikaturura të kulturës shqiptare. Ky monument shquhet jo vetëm për karakteristikat e spikatura arkitektonike, por edhe për elementët e dekorimit që përfshijnë dyshemenë, kapitelet, skulpturat në muret e jashtme dhe simbolikat me shprehje të gjallesave shtazore dhe bimore. Simbolikat, në këtë kontekst shqiponja, si një simbol i lidershipit është aq e vjetër sa perënditë dhe dinastitë sunduese. Si një arketip ajo mund të përfaqësojë një hyjni të gjithë fuqishme, diellin (e njëjta gjë në shumë fe të lashta), fuqinë e papërpunuar, mbizotërimin, lirinë e lëvizjes, etj. Si shoqërues të shpeshtë të mundshëm paraqiten luani dhe gjarpri, ndërkohë që dragoi ndeshet në mjaft objekte. Potenciali i tyre është i qartë për këdo që ka një qasje imagjinate. Edhe në rastin e Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam simbolet paraqiten si shprehje tejet e fuqishme e fasadës së monumetit.
更多
查看译文
关键词
arkitekturën kristiane,simbolikës së,shën nikollës,kishës
AI 理解论文
溯源树
样例
生成溯源树,研究论文发展脉络
Chat Paper
正在生成论文摘要